Kryeministri Edi Rama ka urdhuar popullin e Kosovës me rastin e zgjedhjes së Vjosa Osmanit si Presidente, por mes rreshtave të urimit mungon përmendja e emrit të kësaj të fundit.
Rama thotë se me zgjedhjen e Presidentes, institucionet e Kosovës kthehen plotësisht funksionale dhe janë garanci për qëndrueshmëri në planin e punës së Qeverisë.
“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!”, shkruan ai.
Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!
— Edi Rama (@ediramaal) April 5, 2021
Kryeministri Edi Rama dhe Vjosa Osmani janë përplasur në deklarata në të shkuarën në lidhje me qëndrimet e ndryshme sa i takon Shengenit rajonal dhe temës delikate të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë kohës që kjo temë u hodh për diskutim në Kosovë e Shqipëri nga ish-Presidenti Hashim Thaçi.
Ftohja e raporteve mes Ramës e Osmanit u konfirmua edhe gjatë vizitës së kësaj të fundit në Shqipëri në dhjetor të vitit të kaluar.

Në atë kohë, Osmani mbante postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe Presidentes në Detyrë. Gjatë fjalës që ajo mbajti në Kuvendin e Shqipërisë, ra në sy mungesa e Kryeministrit Edi Rama dhe një pjese të mirë të kabinetit.
Mesazhet politike që dha Vjosa Osmani në Tiranë gjatë vizitës zyrtare lidheshin në shumicën e tyre me atë që ajo e quajti politikë të gabuar të Tiranës ndaj Kosovës, që nga Minishengeni, shkëmbimi i territoreve dhe tarifat e vendosura mes dy vendeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje