Politike

Zgjedhjet, Berisha bind aleatët: Dalim me kandidatë të përbashkët

Pas takimit në seli disa ditë më parë me kreun e Partisë së Lirisë, Sali Berisha mblodhi pasditen e së mërkurës aleate e tjerë tradicionalë.

Zyra e shtypit e Partisë Demokratike bën të ditur se në këtë takim ishin Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Dukën.

“Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët”, thuhet në njoftim për shtyp të PD-së.

Aleatët e PD-së kanë pasur pakënaqësi ndaj Berishës për faktin se ai kishte deklaruar se kandidatët për kryetar bashkie PD-ja do t’i zgjidhte me anë të primareve. Por ata janë shprehur se duhet të kishin kandidatë të përbashkët, duke nënkuptuar që ato të jenë konsensual. Mbetet për të parë sesi janë bindur aleatët nga Berisha, nëse formula e bashkëpunimit përmban lëshimin e disa bashkive ku kandidatë të jenë nga aleatët, apo do t’i japë më tepër hapësira në listat e këshilltarëve. Gjithsesi PD-ja e mbyll njoftimin se takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë