Politike

Zgjedhjet/ Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, të gjithë flasin për nevojën për bashkim

Pak para së të fillonte mbledhja e kryetarit të PD-së Sali Berisha me drejtuesit e qarqeve lidhur me ecurinë e deritashme në bazë për vendoret, disa prej tyre nënvizuan rëndësinë e bashkimit të PD-së .

E pyetur nga mediat për bisedimet Bardhi-Paloka, Jozefina Topalli tha:   

‘Është një fazë e mirë me të cilën mund të punohet. Politika është e komplikuar është me fat kur koherenca dhe bashkimi ecën bashkë. Duhet gjetur forca dhe mënyra për të ecur bashkë që të ndryshojmë situatën në Shqipëri. Kështu nuk ecet më!”.

“Pa diskutim që situata ka një përmirësim të jashtëzakonshëm në krahasim me një vit përpara. Unë flas për Qarkun e Korçës, që e kam ndjekur nga afër. Strukturat janë plotësuar me të gjithë elementët. Tani jemi gati për primaret për zgjedhjet vendore.  Ne e dimë që në grupin parlamentar ka një ngërç, që është e domosdoshme të kapërcehet. Kapërcimi arrihet përmes bisedimeve. Uroj që të dalim me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore. Të gjithë deputetët që janë zgjedhur në emër të PD në prill 2021 janë përfshirë në grupet e punës”, tha Edmond Spaho që drejton punët e PD-se për qarkun Korcë.

“Ne kemi thënë vazhdimishjt që dyert e PD janë të hapur për çdo demokrat që vendos t’i bashkohet shumicës”, tha kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia .

Në këtë pikë ka ndryshuar edhe Luan Baçi i cili pak kohë më parë shprehu rezerva për bashkim me palën tjetër në grup.  

“Gjithmonë në negocim kemi qenë. Gjatë gjithë kohës bisedojmë me njëri-tjetrin që të jemi bashkë. Baza është e gjitha bashkë dhe duan që të bisedojnë, pavarësisht skepticizmit tim që e kam shprehur se nuk kam besim te z. Bardhi. Jam i gatshëm me z. Alibeaj dhe të gjithë deputetët e tij të Fierit të dalim në bazë. Baza me zor e pret. Madje do ia lija vendin tim si drejtues qarku, vetëm të vinte”, tha Baçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë