Politike

Zgjedhjet e 14 majit, Berisha mbledh kryesinë për të përcaktuar axhendën politike   

Ndërsa Lulzim Basha ka filluar takimet në bazë për ristrukturimin e PD-së zyrtare, në anën tjetër edhe Sali Berisha vijon aksionin e tij politik brenda partisë.

Berisha do të mbledhë kryesinë në mesditë në selinë blu ku diskutimi kryesor lidhet me zgjedhjet e 14 majit dhe dosjen që ata kanë hartuar për atë që e cilësojnë si dokument i vjedhjes së votës.

Deri më tani, PD e Berishës ka dalë për bashkitë kryesore përmes konferencave për shtyp duke bërë publike pretendimet e tyre për shkeljet dhe parregullsitë në zgjedhje.

Nuk dihet se çfarë vendimi të dytë do të marrë kryesia sa kohë që Berisha e ka paralajmëruar se dosjen do ta dorëzojë edhe tek faktori ndërkombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë