Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka marrë konsensusin e të gjithë spektrit opozitar në atë qytet.
Në një deklaratë të përbashkët me përfaqësuesit e forcave opozitare Boçi thotë se, “ky konsensus i gjerë do ta çojë opozitën drejt një fitoreje të sigurt”.
“Kjo marrëveshje është një moment solemn dhe frymëzues në garën time për Bashkinë e Elbasanit. Më vjen mirë që edhe njëherë Elbasani tregoi që është qytet i qyteteve, siç e quaj unë. Ne reflektojmë gjithnjë një harmoni njerëzore mes nesh dhe sot po tregojmë edhe një harmoni politike, e cila reflekton bashkimin e qytetarëve. Kjo nuk është një betejë për Luçiano Boçin por është një betejë për qytetarët”, deklaroi Luçiano Boçi.
Pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga forcat që mbështetën kandidaturën e tij janë: Partia Demokratike E Shqipërisë, Partia E Lirisë Partia Demokristiane, Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar, Lëvizja E Legalitetit, Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Për Europianizim Dhe Integrim, Aleanca Liberale E Djathtë, Balli Kombëtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje