Audrey Glover është Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet e 14 majit.
Audrey ka mbërritur këtë të enjte në Tiranë ku pritet të takohet me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi si institucioni përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve dhe drejtues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të partive politike.
ODIHR do të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit
Audrey Glover është njohëse e vjetur e proceseve zgjedhore në Shqipëri.
Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996. Për tu rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 Majit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje