Politike

Zgjedhjet, Manja: Janë marrë të gjitha masat për votimin në burgje. Amnistia shtyhet pas 14 majit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaron se janë marrë të gjitha masat për të garantuar votimin e të gjithë të dënuarve dhe të paraburgosurve që kanë të drejtë vote. Manja sqaroi edhe shtyrjen e amnistisë për të burgosurit, dhe nisjen e këtij procesi vetëm pas zgjedhjeve të 14 majit.

“Në datën 4 ka dalë ekstrakti i fundit zgjedhor dhe Drejtoria e Burgjeve ka bërë koordinimin me njësitë e qeverisjes vendore për të parë nëse të paraburgosurit dhe të dënuarit janë në listat e zgjedhësve dhe ne garantojmë që të gjithë të paraburgosurit dhe të dënuarit që kanë të drejtën e votës gjenden në lista. Masa e dytë është garantimi i çdo të paraburgosuri dhe të dënuari të jenë të pajisur me karta identiteti. Një nga arsyet që shtymë ligjin për amnistinë ishte procesi zgjedhor i 14 majit për të shmangur çdo alibi për zgjedhjet. Pas zgjedhjeve kam orientuar Drejtorinë e Burgjeve të përgatisin në draft të ligit për aminstinë brenda kufizimeve ligjore” tha Manja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë