Politike

Zgjedhjet e 25 Prillit, kryetarja e Misionit të OSBE/ODIHR takim me Ramën

Ambasadorja Ursula Gacek, e cila drejton Misionin e Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, zhvilloi një takim njëorësh me kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të takimit mes tyre ishin zgjedhjet e 25 prillit si dhe garancia për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Më herët, ambasadorja Gacek ka njoftuar se qëllimi i OSBE/ODIHR është arritja e standardeve në zgjedhjet e 25 prillit.

Ky është takimi i dytë i saj me drejtuesit politik.

Pak ditë më parë, ambasadorja Gacek zhvilloi një takim në Presidencë me Kreun e Shtetit Ilir Meta.

Në këtë takim, Meta nënvizoi gatishmërinë “për bashkëpunim të plotë për të siguruar paprekshmërinë e zgjedhjeve dhe të vullnetit të sovranit”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë