Politike

Zgjedhjet e 6 marsit, Rama: Bashën e shoh humbës, si gjithmonë  

Kryeministri Edi Rama e sheh humbës kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, në zgjedhjet e pritshme të 6 marsit ku do të ketë garë për kryetarë në 6 bashki.

Rama ironizoi në të njëjtën kohë edhe aleancën Berisha-Meta.  

“Lulzim Basha nuk fiton dot asgjë, asnjëherë në asnjë rast. Siç ka humbur gjithmonë do i qëndrojë besnik sërish profilit të vetë, të humbasë përsëri. Aleanca përmes atyre (Berisha-Meta) të dyve është reale dhe është në veprim dhe do intensifikohet në vijim që të përkufizohet ngjashmëria e tyre në raport me planetin”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë