a përfunduar numërimi i 108 kutive të Qarkut të Durrësit, të kontestuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Gazetari Ergys Gjençaj, raporton për “BalkanWeb”, se nga rihapja e kutive, Partia Socialiste ka humbur 26 vota, Partia Demokratike 38 ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, ka humbur vetëm një votë.
“Riçelim seancën për kërkesën ankimore të LSI, për rinumërimin e Qarkut Durrës. Në përfundim të procesit për 108 qendrat e numëruara, rezulton që nga totali i votave, kemi një numër prej -60 votash më pak, i ndarë sipas partive. LSI ka minus 1 votë më pak, PD, minus 38 vota dhe PS, minus 26 vota nga rivlerësimi i bërë nga grupet e numërimit”, vendimi i KAS.
Ky rezultat nuk favorizon Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila nuk ka arritur të sigurojë mandatin në këtë qark, mandat i cili ndahej me 136 vota nga Partia Socialiste.
Kujtojmë që PD dhe LSI nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në KAS kërkuan ripërsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit, pasi sipas tyre ka pasur disa parregullsi e është deformuar vullneti i qytetarëve.
Por kjo kërkesë u hodh poshtë nga KAS, e cila la në fuqi, vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili i cilësoi zgjedhjet në këtë qark, por jo vetëm, si të rregullta e të vlefshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje