Gazeta Si – Ndërhyrja ruse në internet në zgjedhjet amerikane është rikthyer në qendër të vëmendjes.
Në muajt para zgjedhjeve afatmesme, llogaritë e rreme u riaktivizuan për të shënjestruar Joe Bidenin dhe demokratët, si dhe zgjuan zemërimin e votuesve konservatorë dhe minojnë besimin në sistemin zgjedhor të SHBA-ve.
Këtë vit, megjithatë, ka një qëllim të ri: të kundërshtojë ndihmën ushtarake për Kievin duke përdorur paratë e taksapaguesve.
Lajmi u zbulua nga gazeta “New York Times”, duke cituar mes përgjegjësve kryesorë Agjencinë e Kërkimeve në Internet të oligarkut Jevgeni Prigozhin, kuzhinieri i Putinit.
Biznesmeni rus i afërt me Kremlinin, Jevgeni Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus “Wagner”, pranoi “ndërhyrjen” në zgjedhjet amerikane, ku Moska është akuzuar për ndërhyrje prej vitesh.
“Ne kemi ndërhyrë, po ndërhyjmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Saktësisht, kirurgjikisht, në një mënyrë që është unike për ne”, tha Prigozhin në një postim në rrjetet sociale nga kompania e tij “Concord”.
Më herët, Prigozhin i është nënshtruar sanksioneve të SHBA-së për rolin e tij të dyshuar në ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin tha se 50,000 ushtarë rusë që u thirrën me mobilizim të pjesshëm, po luftojnë në Ukrainë.
“Tani kemi rreth 50 mijë njësi luftarake, – shpjegoi Putin. – Pjesa tjetër nuk po marrin pjesë ende në operacion. Por në zonën e operacionit special janë deri në 80 mijë. Pjesa tjetër e personave të mobilizuar janë në kampe stërvitore”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje