Politike

Zgjedhjet në Veri të Kosovës, Lista Serbe konsultohet me Vuçiç

Pas shpallje së zgjedhjeve të parakohshme në Veri të Kosovës, Lista Serbe ka udhëtuar drejt Beogradit për t’u konsultuar me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Nënkryetari i saj, Igor Simiç deklaroi të martën se vendimi për të marrë pjesë apo jo në këto zgjedhje do të merret pasi të zhvillohen bisedimet me presidentin serb.

“Do të mbajmë konsultime me presidentin Vuçiç dhe do të marrim një vendim i cili do të mbështesë interesat e serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha Simiç.

Ndërkohë ai tha gjithashtu se Lista Serbe gëzon më shumë se 90% të mbështetjes së serbëve që jetojnë në Kosovë, prandaj, sipas tij, kjo parti duhet të marrë përgjegjësinë për vendimet. Nga ana tjetër, ai e konsideroi vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve si provokim nga autoritetet e Kosovës

Lëvizja e kësaj partie vjen pasi presidenti Hashim Thaçi njoftoi vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potokun, Leposaviqin dhe Zveçanin, të gjitha zonat e banuara me shumicë serbe.

Zgjedhjet do të mbahen më 19 maj të këtij viti, por Lista Serbe duket se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje pa u konsultuar me autoritetet në Beograd.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë