Gazeta Si – Presidenti francez Emmanuel Macron rrezikon të humbasë shumicën e tij në Asamblenë Kombëtare, pasi rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të së dielës e nxjerrin atë ‘kokë më kokë’ me koalicionin e të majtëve të udhëhequr nga Jean-Luc Mélenchon.
Sipas rezultateve zyrtare koalicioni i Macron është ndalur në 25,75%, ndërsa koalicioni i majtë e ndjek me 25,66% të votave.
Në vend të tretë, vjen Fronti Nacional i Marine Le Pen, me rreth 19% të votave. Për të garantuar shumicën nevojiten 289 vende nga 577 që ka asambleja kombëtare.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 47% nga më të ulëtat në 2 dekadat e fundit për raundin e parë të zgjedhjeve të përgjithshme.
Menjëherë pas daljes së rezultateve Jean-Luc Mélenchon u shfaq i zymtë para mediave edhe pse ndodhet në krye.
Ai u bëri thirrje votuesve të dalin masivisht në raundin e dytë të dielën e ardhshme për të rrëzuar politikat e Macron.
“E vërteta është se partia presidenciale ka humbur,” tha Jean-Luc Melanson të dielën mbrëma, duke u bërë thirrje forcave të tij që të “shpërthejnë” në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.
Megjithatë, Melanson mund të ndikohet nga mungesa e një grupi votash në raundin e dytë dhe abstenimi i fortë i regjistruar veçanërisht tek të rinjtë dhe klasa punëtore, sipas ekspertëve.
Emmanuel Macron fitoi një mandat të dytë në prill, por pa një shumicë të qartë në Kuvend ai do të detyrohet të shtyjë reformat e premtuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje