Politike

“Zgjedhorja”, Këshilli Politik mbyll sot draftin me KQZ

E vetmja çështje që pritet të marrë zgjidhje në mbledhjen e të martës të Këshillit Politik nga platforma për reformën zgjedhore është zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së së re.  

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, KQZ-ja do të funksionojë me tre shkallë.   

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, organi i dytë Komisioni Rregullator me pesë anëtarë dhe organi i tretë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, po me 5 të tillë.

Të martën do të diskutohet pikërisht për komisionin rregullator dhe atë të Ankesave, mbi mënyrën se si do të propozohen.

Ndërkohë, Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore ka përfunduar kapitullin për financimin e fushatës zgjedhore.

Raporti i financimit shtet-privat nuk do të jetë më 1 me 10, por 1 me 3.

Ka përfunduar gjithashtu edhe debati për identifikimin biometrik ofline.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë