Politike

“Zgjedhorja”, Yuri Kim takon Presidentin Meta

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, zhvilloi të mërkurën një takim në Presidencë, me kreun e Shtetit Ilir Meta.

Takimi vjen një ditë pas firmosjes zyrtarisht të ndryshimeve kushtetuese nga kryeministri Edi Rama si dhe premtimit nga ky i fundit se marrëveshja e 5 qershorit kalon nesër në seancë parlamentare pa ndryshime.

Qëndrimi i ambasadës së SHBA-së në këtë drejtim ka qenë i qartë.

Një ditë më parë, Ambasadorja amerikane takoi kryeministrin Edi Rama.  

 “Ambasadorja Yuri Kim u takua me kryeministrin për 2 orë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh përfshi pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 Qershorit të Këshillit Politik”, thanë burime të ambasadës amerikane për gazetën “Si”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë