Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka komunikuar me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka, e sapodekretuar në këtë detyrë edhe nga Presidenti, Ilir Meta.
Përmes një shënimi në Tëitter, Dendias njofton se diskutimi kishte të bënte me marrëdhëniet dypalëshe, në vazhdën e deklaratave të Kryeministrit, Edi Rama, i cili njohu si një të drejtë të patjetërsueshme të Greqisë shtrirjen e ujërave territoriale me 12 milje në detin Jon.
Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e fund vitit, lidhur me marrëveshjen me Greqinë për Detin se zgjerimi me 12 milje është i pamundur fizikisht në rastin me Shqipërinë ndaj dhe çështja do të shkonte në gjykatë.
Më herët ai është shprehur se Greqia kishte vepruar tani njësoj si Shqipëria në vitin 1990.
I gjithë debati lindi pas dekretit presidencial mbi mbylljen e gjireve dhe përcaktimin e zonave detare në detin Jon dhe deri në Kepin Tainaro në Peloponez që hyri në fuqi pak ditë më parë. Hapi tjetër pas këtij dekreti do të jetë zgjerimi me 12 milje në Detin Jon, ashtu siç ishte paralajmëruar nga kryeministri grek Qiriako Mitsotaqis në gusht të këtij viti.
Qeveria greke planifikon të zgjerohet në Jon, duke nisur nga ishulli pothuajse i pabanuar i Othonoit, përpara se çështja e kufirit detar me Shqipërinë të shkojë në Gjykatën e Hagës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje