Kryetari i KQZ, Klement Zguri, në fjalën e tij të mbajtur në foltoren e Kuvendit, foli për punën e institucionit që drejton gjatë vitit 2018. Kryetari Zguri vuri në pah se janë verifikuar shkelje nga partitë, edhe nga PD.
“KQZ në vitin 2018 ka bërë një punë të madhe. KQZ në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka zhvilluar konferenca në lidhje me trajtimin e komisionerëve, edukimin qytetar, financimin e partive politike etj, të cilat kanë pasur si qëllim studimin e politikave më të mira që KQZ duhet të merrte për një politikë më të mirë në vitin 2019. Analizimi i vendimmarrjes së KQZ në vitin 2017 është realizuar përmes proceseve demokratike, në bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë. KQZ ka punuar në mënyrë të drejtë për çdo parti politike. Sa i përket lobimit të PD, KQZ ka bërë punën e saj sipas praktikave më të mira ndërkombëtare. Janë gjetur shkelje, edhe nga PD”, tha Zguri.
Po ashtu Zguri shtoi se KQZ mori përsipër të zbatojë ligjin e dekriminalizimit.
“KQZ ka bërë një punë të mirë sa i përket zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Ne kemi verifikuar me hollësi çdo person që zgjidhet ose emërohet në funksion politik. Në lidhje me rastet kur ka pasur shkelje nga zyrtarët, por ata nuk përfshiheshin në sferën e ndalimit, është bashkëpunuar me Prokurorinë”, theksoi Zguri.
Ndërkaq, Zguri u ka bërë thirrje partive politike të ulen për të gjetur zgjidhje.
“Politika të ketë më shumë vetëkufizim që zgjedhjet të kenë sukses. Duhet një reformë e thellë zgjedhore për trajtimin e problematikave”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje