Ishte një vendim që pritej. Nejmar nuk është më kapiten i Brazilit. Ai grusht ndaj një tifozi në shkallët e stadiumit pas finales së Kupës së Francës, e luajtur gati një muaj më parë, vazhdon të ketë efekt domino për sulmuesin e PSG-së dhe të Selesaos.
Ai episod, ku lojtari nuk e kontrolloi dot veten, po i krijon probleme gjithmonë e më shumë. Pas pezullimit të marrë në Francë, Nejmar ka humbur edhe shiritin e kapitenit te kombëtarja e Brazilit. Federata Braziliane e Futbollit ka publikuar në faqen zyrtare vendimin e trajnerit Tite në lidhje me shiritin e kapitenit, që nuk do të jetë në krahun e numrit 10 në Kupën e Amerikës 2019. Një vendim nga ana e trajnerit pikërisht për të ndëshkuar sulmuesin për gjestin e shëmtuar të 26 prillit.
Shiritin e kapitenit do ta mbajë Dani Alvesh, shok skuadre me Nejmarin te PSG-ja. Mbrojtësi i krahut të djathtë është një nga titullarët me më shumë përvojë të Brazilit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje