Ne rrjet

Zhvendosja e anijes në Suez mund të marrë 1-2 javë. 300 bln dollarë të bllokuar

Zhvendosja e anijes së bllokuar në Suez duket të zgjasë më shumë nga se ishte parashikuar. Pritet që deri të mërkurën e javës së ardhshme, anija 400 metra e gjatë të jetë pothuajse e zhvendosur duke lehtësuar pengesën e shkaktuar në transportin tregtar global.

Deri atëherë do të ketë mangësira të mallrave që nga drithërat e deri te makinat dhe nafta.

“Anija rreth 200.000 ton mund të kërkojë ndoshta edhe më shumë se një javë punë për ta zhvendosur”-thonë autoritetet- “në fillim menduam se mund të jetë një punë disa ditore.”

Zgjatja e procesit të largimit të anijes tregtare “Ever Green” do të shkatojë tendosje të industrisë së kontejnerëve dhe transportit me to. Europa, sidomos vendet që mbështeten në importin e produkteve nga Azia po përballen me mungesa dhe shkurtime produktesh ndërkohë që pandemia i detyron njerëzit të blejnë në rrjet me ndihmën e transportit të mallrave ndërshtetas .

Rruga tregtare lidhëse midis SHBA-së dhe Kinës ka patur probleme prej 5 muajsh dhe ekziston frika e përfshirjes së Europës në një problem të tillë logjistik, udhëtime të anuluara, mungesë kontejnerësh dhe rritje të shpenzimeve.

“Vonesat e dërgimeve do të rrisin kostot dhe do tregtuesit do të përballen akoma më shumë me presionin e inflacionit të lartë,”-tha kreu i transportit detar në S&P. “Luhatjet afatshkurtëra mund të rrisin investimin në aksionet e produkteve të  konsumit.”

Vlera e mbajtur peng nga bllokimi i anijes shkoi në 300 bilionë dollarë nga 186 që ishte dy ditë më parë.  

Ekspertët thonë se si zhvendosja e ngarkesës apo edhe punimi në bregun e rërës do të zgjasë mbi 2 javë.

Anijet që duhet të kalonin në Suez po veprojnë me kosto dyfishe pasi shumë janë kthyer pas në vendin e nisjes. Brenda një viti kostot e transportit me kontejnerë është katërfishuar dhe pritet të ndodhë përsëri. Një pandemi plot mungesa dhe vonesa.

Disa kompani po konsiderojnë transportin ajror për mallrat pasi vonesat e mëtejshme mund të shkaktojnë humbje të larta.

Kompanitë e përshkruajnë si një ngjarje të tmerrshme që mund të na çojë drejt mungesës së produkteve të konsumit.

Kthimi mbrapsht i anijeve shkakton 300.000 dollarë dëm dhe kompanitë duhet të gjenë transportues alternativë.

Burimi:Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë