Politike

Kim takon Bashën: Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër në 25 prill

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, zhvilluan një takim jozyrtar mbrëmjen e të shtunës

Disa media në vend raportuan se takimi mes tyre lidhej me problematikat dhe situatën ekonomike në vend.

Pjesë e këtij takimi raportohet se ishte edhe dosja 184 rezultatet e së cilës prej dy ditësh po kritikohen nga PD-ja.

Prokuroria e Dibrës ka ngritur akuza për 4 zyrtarë lokalë për shitblerjen e votave në 2017, ndërsa Partia Demokratike këmbëngul se referuar  përgjimeve në këtë dosje bashkëfajtor në shitblerjen e votës janë figura të larta në PS.

Por në mbrëmje vonë ambasadorja shkroi në Twitter: “Me kryetarin e PD, Lulzim Basha sonte diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë