Gazeta Si – Një zjarr ka rënë këtë të mërkurë, 29 mars, në zonën industriale të San Pietro Mosezzo, pranë Novarës në Itali.
Ishte pothuajse ora tetë e mëngjesit, kur një re e zezë me erë të keqe u ngrit në qiell, duke mbuluar qytetin.
Tymi, me flakë pesëdhjetë metra të lartë, është i dukshëm në të gjithë brendësinë e vendit deri në provincën fqinje të Vercellit.
Kompania e përfshirë është “Kemi srl”, që prodhon bojëra, ngjyra industriale dhe tretës. E gjithë zona u evakuua deri në Casalgiate.
Rreth pesëdhjetë njerëz punonin në kompani, kur shpërtheu zjarri ishin rreth tridhjetë, të gjithë arritën të shpëtonin. “Është një kasaphanë, e gjithë uzina ka shpërthyer, është djegur e gjitha”, thotë një grua në sheshin para fabrikës në një video të publikuar nga një këshilltar i qytetit Novara. Plani i emergjencës i kompanisë u aktivizua menjëherë.
Ndërkohë era po lëviz renë e zezë drejt Lombardisë. Përveç karabinierëve dhe zjarrfikësve, në vendngjarje për konstatimet e para kanë shkuar edhe ekipet e ARPA (Agjencia Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit).
Shpërthimet e dëgjuara në momentet e para do të ishin për shkak të mbulesave të fryra të pusetave.
Në unazën në dalje të Vercellit ka radhë të gjata makinash. Nuk dihet ende nëse kolona e dendur e tymit të zi mund të krijojë probleme shëndetësore, por Bashkia e Novarës rekomandon mbajtjen e dritareve të mbyllura dhe qëndrimin në shtëpi të qytetarëve.
“Zjarri është ende aktiv, – deklaroi kryebashkiaku i Novaras, Alessandro Canelli. – Është nën kontroll nga zjarrfikësit, por është ngritur një kolonë tymi që mund të krijojë rreziqe mjedisore dhe shëndetësore. Duhen mbajtur dritaret të mbyllura dhe nëse nuk është absolutisht e nevojshme, qëndroni në shtëpi. Rekomandimi vlen edhe më shumë për shkollat dhe institucionet arsimore në qytet: është shumë e rëndësishme që fëmijët të qëndrojnë në klasë me dritare të mbyllura”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje