Një shpërthim i fuqishëm në spitalin modular të Tetovës, që shërbente edhe si spital Covid-i në këtë qytet, ka shkatuar më shumë se 20 viktima, sipas raportimit të mediave të vendit fqinj.

Sipas burimeve në vendngjarje, dyshohet se viktimat nga zjarri janë më shumë se 20. Në disa foto të publikuara nga Alsat duken trupa të pajetë që janë mbuluar me çarçafë.
Tetova është një qytet, ku shumica e popullsisë është shqiptare dhe viktimat mendohet se janë shqiptarë që kanë qenë të infektuar nga Covid-i. Ende nuk janë bërë të ditur emrat e viktimave, si dhe rrethanat që shkaktuan këtë tragjedi.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë kanë qenë të shumta reagimet nga personalitete të ndryshme, që shprehin ngushëllimet për këtë tragjedi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje