Ka ndodhur

Zjarr i madh pranë ish-depozitave të naftës në Vlorë

Një zjarr masiv ka nisur në orët e para të mëngjesit në Vlorë në afërsi të ish-depove të naftës në Nartë të Vlorës.

Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për izolimin e tyre, por duket se situata është serioze.

Nuk dihet ende si ka nisur zjarri në këtë pjesë të qytetit të Vlorës që është shumë pranë zonave të banuara.

Vlora është qarku më i prekur nga zjarret, pasi prej 10 ditësh po luftohet me flakët në Karaburun, një nga vatrat më aktive në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë