Ka ndodhur

Zjarr i përmasave të mëdha në Berat, digjen 40 hektar toke të mbjella

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe me ullinj e fiq në Mimias të Beratit.

Forca të shumta zjarrfikëse në zonë kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe të vënë në kontroll zjarrin.

Por puna vijon ende ende pasi ka vatra të nxehta.

Nga të dhënat paraprake raportohet për 200 rrënjë ullinj të shkrumbuar, 30 rrënjë fiq dhe 40 hektar sipërfaqe me shkurre e ferra.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë