Ka ndodhur

Zjarr në ashensorin e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët. Dyshimet për ngjarjen

Ashensori i një pallati është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur tek Kthesa e Kamzës dhe sipas informacioneve të para shkak dyshohet se ka qenë një shkëndije elektrike.

Policia thotë gjithashtu se janë evakuuar banorët e pallatit dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

“Rreth orës 13:50, tek kthesa e Kamzës, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një ashensor, në katin e 7-të, të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikse ka bërë menjeherë evakuimin e banorëve dhe po punojnë për fikjen e zjarrit”, thote policia.

Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë