Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një fabrikë të grumbullimit të skrapit në Babrru të Tiranës. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që punonjësit janë evakuuar.
Zjarri ka rënë rreth orës 14:10 dhe fabrika është e rrethuar e gjitha me kangjella hekuri. Megjithatë, shtëllungat e mëdha të tymit kanë mbushur zonën përreth.
“Rreth orës 14:30, në rrugën ‘Dine Hoxha’, ka rënë zjarr në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L, ku ka vetëm dëme materiale”, – informon policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje