Bota

Zjarr në një ndërtesë në Lion të Francës, mes 10 viktimave edhe 5 fëmijë

Gazeta Si – Një zjarr në një ndërtesë shtatë-katëshe në Vaulx-en-Velin, në periferinë lindore të Lionit, Francë, vrau dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë.

Katërmbëdhjetë u plagosën, nga të cilët “katër në gjendje emergjence absolute”.

Zjarri, “origjina e të cilit nuk dihet” është shuar. Zjarri ka rënë pak pas orës tre të mëngjesit, 170 zjarrfikëse kanë punuar për shuarjen e flakëve.

Ministri i Brendshëm, Gerard Darmanin, ka deklaruar se shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe vlerësoi punën e zjarrfikësve që shpëtuan njerëzit në “kushte jashtëzakonisht të vështira”. Ai shtoi se fëmijët që vdiqën ishin të gjithë të moshës nga tre deri në 15 vjeç.

Sekretari francez i Brendshëm, shtoi se një hetim mbi atë që shkaktoi zjarrin do të nisë gjatë ditës së sotme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë