Bota

Zjarr në një traget në Bangladesh, të paktën 37 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur (Video)

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një traget në një lumë në jug të Bangladeshit. Incidenti ndodhi herët në mëngjes, 24 dhjetor, pranë qytetit jugor rural të Jhalokathi, 250 kilometra në jug të kryeqytetit Dhaka, ku ndodheshin rreth 500 pasagjerë.

“Trageti me tre kate “Obhijan” 10 mori flakë në mes të lumit. Kemi nxjerrë 32 trupa të pajetë. Numri i viktimave mund të bëhet edhe më i madh. Shumica e viktimave vdiqën si pasojë e zjarrit, disa u mbytën duke rënë në lumë,” tha për AFP shefi i policisë në zonën ku ndodhi aksidenti, Mounul Islam.

Shefi i policisë shton se zjarri mund të ketë shpërthyer fillimisht në dhomën e motorit dhe më pas në tragetin e mbushur me njerëz.

Numri i të vdekurve mund të rritet. Shumica vdiqën nga zjarri dhe disa u mbytën, pasi u hodhën në ujë, raportojnë mediat.

Ekspertët në vendin me 170 milionë banorë fajësojnë mirëmbajtjen e dobët, standardet e dobëta të sigurisë në kantieret detare dhe mbipopullimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë