Pas disa ditësh, era është dobësuar në Côte d’Azur, ku zjarri më i madh i verës për vitin 2021 në Francë ende nuk është plotësisht nën kontroll.
Një mijë zjarrfikës punuan gjithë natën me 225 automjete për të shuar flakët, ndërsa rreth 7 mijë njerëz kaluan një natë të dytë larg shtëpisë, të mirëpritur në një strukturë akomodimi në zonë. Zjarri deri më tani ka djegur mbi 4 mijë hektarë pyje.
“Nuk ka më erë, – tha kreu i brigadës së zjarrfikësve për AFP, – kështu që ne mund të fillojmë të punojmë në perimetrin e zjarrit. Situata nuk është më alarmante, por vazhdon të jetë shqetësuese”.
Flakët shpërthyen të hënën, 16 gusht, duke lënë mijëra turistë francezë dhe të huaj të pastrehë. Prefektura kompetente njoftoi se “kthimi i tyre nuk është ende i mundur”.
Më 17 gusht, presidenti francez, Emmanuel Macron shkoi për të takuar ekipet e shpëtimit: “Më e keqja është shmangur, por beteja vazhdon. Për momentin ne nuk kemi regjistruar asnjë viktimë, por orët e ardhshme do të jenë vendimtare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)














Lini një Përgjigje