Nga data 25 korrik deri më datën 10 gusht, kohe e cila përkon me intervalin e situatës së zjarreve në vend, Policia e Shtetit ka arrestuar 15 persona, janë proceduar penalisht 16 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Të dhënat zyrtare u përcollën përmes një konference për shtyp nga Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili.
“… Në të gjithë vendin, strukturat e Policisë janë në terren duke bashkëpunuar me qytetarët, pushtetin vendor, emergjencat civile dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, për të bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve në pyje e kullota.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar para drejtësisë të gjithë ata persona që me dashje apo nga pakujdesia djegin pyjet, sipërfaqet kullosore apo pronat private.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore”, tha Vasili .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje