Gazeta Si – Një 22-vjeçar, me iniciale E.SH., me detyrë zjarrfikës në Roskovec, u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë kontrollit të kryer nga forcat “Shqiponja” në automjetin Honda Civic që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP-së në banesën e 22-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri çifte dhe dy aparate telefonikë celularë.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje