Bota

Zjarri i fuqishëm shemb një pjesë të urës shekullore në Romë (Foto-Video)

Një zjarr i madh shpërtheu në zonën Ostiense të Romës në Itali, duke shkaktuar shembjen e një pjesë të Urës së Industrisë, e njohur si Ura e Hekurt në kryeqytet.

Struktura u shfaq në flakë në fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale, në të cilat pjesë të urës shihen gjithashtu duke u thyer dhe duke rënë. Disa ekipe zjarrfikësish kanë ndërhyrë në vend dhe kanë arritur të shuajnë flakët.

Sipas informacioneve të para të shpërndara nga reparti i zjarrfikësve, vatra e zjarrit mund të ketë nisur në bimësinë buzë lumit Tevere, në afërsi të Urës së Industrisë dhe është përhapur duke prekur sistemin elektrik të kësaj ure si dhe tubacionet e gazit.

Nuk raportohet asnjë person i plagosur dhe e gjithë zona e banuar përreth është pa energji elektrike. Gjashtë skuadra zjarrfikësish kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen zjarrit.

Ura është e tëra në metal u ndërtua nga një kompani belge në vitet 1862-1863 e u transportua pjesë-pjesë në Romë ku më pas u montua.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë