Politike

Zjarri në Fier, Luan Baçi: Ka aferë korruptive, qytetarët të kërkojnë dëmshpërblim në gjykatë

Kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, i pranishëm në landfillin e Fierit, përcolli një mesazh për qytetarët fierakë si dhe shpjegoi skemën korruptive që sipas tij po luhet nga bashkia e Fierit

“Kemi denoncuar dhe më parë që kjo fushë gjithmonë është ndezur tym e flakë, por ka kaluar gjithmonë heshtur duke abuzuar me pushtetin e pakufizuar që ka bashkia e Fierit dhe pushteti vendor.

Ne jemi këtu për të denoncuar këtë aferë korruptive bashkë me inceneratorin që ka thithur 26.5 mln euro dhe nuk është vënë akoma në punë, pavarësisht deklaratës së tyre se është gati që më 25 maj.

Këtu duhej të mbajë përgjegjësi bashkia, pse kur inceneratori ka qenë gati që në 25 maj për të filluar punë, pse nuk i është përgjigjur? Ka mbërritur tymi e bloza deri në plazh.

Pavarësisht punës që ka vazhduar gjatë këtyre ditëve, situata nuk po merr zgjidhje. Këtu ka aferë korruptive, bashkia dhe inceneratori kanë bashkëpunuar, duke lënë të digjen një pjesë e mirë e mbetjeve urbane dhe pastaj të fillojë bashkëpunimi, pasi këtu do të kishte një sasi të madhe mbetjesh për inceneratorin”, tha Baci.

Më tej ai shtoi: “Propozoj që t’i drejtohemi gjykatës për të pasur dëmshpërblim nga bashkia për dëmin e shkaktuar në shëndetin e qytetarëve fierakë. Jemi të gatshëm për të ofruar ndihmën tonë. PD ka bërë denoncime, ne presim që SPAK të veprojë, duhet që drejtësia të vihet në vend”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë