Protesta e të shtunës në Shkodër e iniciuar si marshim paqësor rezultoi e dhunshme me thyrje xhamash dhe bastisje të zyrave të selisë së PS, nga një grup të rinjsh kryesisht minorenë.
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i grupit parlamentar i PS-së i cilësuan ato pamje si vepër e PD-së.
Nga ana e saj, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi pjesëmarrëse në protestë është distancuar nga ky akt.
“Si qytetarja e parë e Shkodrës kisha përgjegjësinë të isha sot me shkodranët e revoltuar nga arbitrariteti që çon deri në vrasje, e shtetit policor të ndërtuar nga Edi Rama në këto 7 vjet.
Ne bëmë detyrën tonë ndaj demokracisë dhe lirisë në një marshim paqësor.
Thyerja e selisë së Partisë Socialiste nuk është ajo që ne duam dhe ajo që ne shkodranët mbështesim”, shkruan ajo.
Më tej, Ademi nënvizon: “Ne nuk kemi nxitur kurrë urrejtje politike as në kohërat më të errëta dhe persekutimin më të egër, nuk nxisim as sot as dhunën, as urrejtjen mes vedit.
Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim”.
“Të rinjtë dhe qytetarët nuk duhet të bien pre e asnjë provokimi kriminal, siç ka ndodhur në Tiranë nga regjimi i Edi Ramës dhe siç po ndodh sot në Shkodër. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime”, shkruan ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje