Qeveria do të ndërtojë 18 zona të reja për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Për vendimin dhe zonat ku do të rindërtohet foli sot ministri përgjegjës, Arben Ahmetaj, i cili theksoi se në datën 6 shkurt do të fillojë një proces i hapur prokurimi dhe zbatimi. “Pra do të vendoset nga bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për modelet ku do të ndërtohet, të cilat do të jenë bashkëkohore dhe antisizmike”, theksoi Ahmetaj.
Nga 18 zona për rindërtimit mësohet se gjysma e tyre do të jenë në Tiranë dhe se ato do ndërtohet nga e para dhe se do të realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa zonat e tjera do të ndërtohet edhe nga qeveria turke.

“Kemi miratuar për shpalljen e zonës së re për zhvillim në Shijak, në Kurbin, Laç, jemi duke folur për një zonë tjetër që do ndërtohet nga Turqia, njësia tjetër ne Thumanë, Krujë. Në Krujë 2 zona, Bubq që ka një dëmtim të një madhësie te madhe në territor e Fushë Krujë, në Durrës, shpalljen e një zone.
Në Vorë një zonë, në Kavajë një zonë në qytet. Në Tiranë kemi miratuar 9 zona të reja për zhvillim, nga “5 maji”, zona e Autotraktorëve, zona e Kombinatit, në njësinë 11 Universiteti Bujqësor i Tiranës, në Baldushk, zonë e re në Ndroq, zonë e re në Vaqarr dhe në Zall Herr”, theksoi Ahmetaj.
Më tej ministri theksoi se qytetarët duhet të vendosin nëse duan të kenë një shtëpi të re në ndonjë vend tjetër, apo aty ku e kanë pasur, duke shtuar se do të ndiqen rregullat strikte për rindërtimin.
“Këto dy muaj qeveria ka bërë nga A e procedurave ligjore deri te shpallja e zonave që citova më lart. S’bëhet fjala për të ndërtuar shkel e shko, por mbi bazën e procedurave, ligjit, e standardeve bashkëkohore, duke përfshirë ato antisizmike. Sot firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe në 6 shkurt do kemi modelet. Ju lutem aplikoni sa më shpejt”, tha Ahmetaj.
Sipas tij janë ngritur 70 qendra aplikimi dhe deri më tani janë vetëm 200 familje që i janë përgjigjur thirrjes, duke plotësuar formularin online.
18 zonat ku do të ndërtohet
Shijaku
Kurbin-Laç nga qeveria turke
Thumanë- FSHZH
Laç
Krujë 2 zona (Bubq dhe Fush-Krujë)
Durrës 1 zonë
Vorë 1 zonë
Kavajë 1 zonë në qytet
Tiranë 9 zona për zhvillim
Zona 5 Maji (njësi 4 dhe 8), Ish-uzia Autotraktorëve, zona e Kombinatit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Baldushk njësi kolektive, Ndroq, Vaqar, Zall Herr zonë e re
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje