Politike

Zaev dhe Ahmeti dalin me kandidat të përbashkët për president

Edhe pse ishte përfolur për një përcarje të mundshme mes koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Zoran Zaev dhe aleati i tij shqiptar, lideri i BDI-së Ali Ahmeti arritën marrëveshje që të dalin me kandidat të përbashkët konsensual në zgjedhjet presidenciale të vendit fqinj.

Ishte Ahmeti ai që sqaroi për publikun se emrat për të cilën biseduan ishin Radmilla Shekerinskën, Nikolla Dimtirovin, Oliver Spasovskin apo Stevo Pendarovskin.

“Sapo përfundova takimin me kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.. Shpreh bindjen që ky vendim do të marrë mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë”, shkruar Ahmeti në një postim në rrjetet sociale.

Kryetari i BDI-së bëri të ditur po ashtu se kishte biseduar biseduar me kryeministrin Zaev për zhvillimet aktuale dhe krizën mes partnerëve të kaolicionit që u nxit pas mos heqjes së imunitetit të Tajko Veljanovskit.

Arrestimi i ish-kryetarit të parlamentit maqedonas dhe mos heqja e imunitetit falë “ndërhyrjes” së BDI-së duket se krijoi një përçarje mes koalicionit qeveritar në vendin fqinj. Përpara marrëveshjesh për kandidatin e përbashkët, analistët i druheshin një krize të ngjashme më atë që ka shpërthyer në Shqipëri, e cila do të vinte vetëm një muaj përpara zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe tre muaj përpara vendimit të BE-së për negociatat.

Ali Ahmeti

Kjo përçarje duket se nisi pas dështimit për të hequr imunitetin parlamentar për ish-kryetarin e parlamentit maqedonas, Trajko Veljanovski, i cili ndodhet tanimë në paraburgim.

Duke komentuar deklaratat e bëra nga zyrtarët e partisë në pushtet se qeveria mund të funksionojë edhe pa BDI në të, Ahmeti tha se nuk besonte se ky është qëndrimi i kryeministrit, duke theksuar se Maqedonia e Veriut e gjen veten para shumë sfidave të rëndësishme dhe se nuk ka nevojë për kriza të tjera.

Kreu i BDI-së u takuan mbrëmjen e së mërkurës me kryeministrin për të dalë me një kandidat konsensual për president, ndërkohë që ishte duke u munguar të mohojë vazhdimisht ekzistencën e një krize brenda koalicionit qeverisës.

Përplasja mes LSDM-së dhe BDI-së pasoi vendimin e kryetarit të parlamentit, Talat Xhaferi, që të mos paraqiste votimin për heqjen e imunitetit të Veljanoskit në agjendën parlamentare. Veljanovski dhe katër zyrtarë të tjerë, duke përfshirë edhe ish-kryeministrin Nikola Gruevski, dyshohen për përfshirjen e tyre në ngjarjet e dhunshme që ndodhën në parlamentin e vendit më 27 prill 2017. Gjatë këtyre ngjarjeve, një turmë protestuesish të zemëruar hynë me dhunë në ndërtesën e parlamentit dhe disa deputetë të opozitës u sulmuan fizikisht.

Shumë deputetë të LSDM-së kanë akuzuar BDI-në, ish-aleaten e VRMO-DPMNE-së, se bllokimi i heqjes së imunitetit të Veljanoskit ishte një akt i qëllimshëm. Vetë kryeparlamentari Xhaferi ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se kishte respektuar rregulloren për punën e Kuvendit, por mediat në Shkup flasin për të skenar për shpëtimin e Veljanoksit.

Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev

Mos heqja e imunitetit parlamentar të Veljanovskit, ishte sinjali i parë për përplasjet mes Zaevit dhe Ahmetit. Mediat në Shkup thonë se kërkesat e partisë më të madhe shqiptare mund të kenë qënë të shumta, dhe mund të përshijnë poste diplomatike, drejtori nëpër departamente ministrore, ndërmarrje apo agjenci shtetërore si dhe përbërje të kabinetit të ardhshëm.

Mbetet ende e paqartë po ashtu nëse Ahmeti mund të ketë bërë ndonjë kërkesë që tejkalon interesat partiake, edhe pse është përfolur se ai mund të kërkojë zbatimin e ligjit për regjistrimin e popullatës në vitin 2020.

Zaev tani për tani nuk mund të mbështetet tek përkrahja e Aleancës për Shqiptarët e as tek Lëvizja Besa, pasi të dyja këto parti kanë njoftuar se do të dalin me një kandidat të përbashkët.

Cilado qofshin kushtet e BDI-së, Zaev duket se i ka pranuar, pasi më 21 mars koalicioni qeveritar duhet të dërgojë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor emrin e kandidatit presidencial.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë