Gazeta Si – Zvicra mbylli hapësirën e saj ajrore të mërkurën pas një defekti kompjuterik me sistemin e kontrollit të trafikut ajror.
Një vendim që solli dhe ndalimin e fluturimeve të parashikuara nga vende të ndryshme të botës.
Lajmi u dha nga zyrtarët e autoritetit civil të aviacionit zviceran ku thuhej se: “Hapësira ajrore zvicerane është e mbyllur për trafikun ajror për arsye sigurie pas dështimit të kompjuterit me Skyguide, shërbimin zviceran të kontrollit të trafikut ajror”.
Në deklaratë nuk u dha asnjë detaj në lidhje me keq-funksionimin e sistemit kompjuterik, por thuhej se “kërkohet ndjesë për këtë incident dhe pasojat e tij për klientët, partnerët dhe pasagjerët e aeroporteve të Gjenevës dhe Zyrihut dhe se po punohet për të gjetur një zgjidhje”.
Më herët, aeroporti i Gjenevës tha në një postim në Tëitter se po ndalonte të gjitha fluturimet e tij deri në orën 11 të mëngjesit (0900 GMT) për shkak të dështimit të sistemit kompjuterik.
Agjencia zvicerane e lajmeve “ATS-Keystone” tha se fluturimet ndërkombëtare për në Zvicër po ridrejtoheshin drejt Milanos. /REL/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje