Çelsi ka zyrtarizuar kontratën e re me Armando Brojën, sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë. Ajo që flitej prej ditësh tashmë ka marrë formë zyrtare, Broja do të jetë pjesë e londinezëve deri në vitin 2026, pasi marrëveshja e re është 5-vjeçare.
Sezoni pozitiv që sulmuesi 20-vjeçar zhvilloi me Viteshen në Holandë, ku ishte i huazuar, por edhe paraqitja e mirë që ai ka treguar gjatë fazës përgatitore e veçanërish në miqësoren e së shtunës, ka bërë që stafi i Çelsit të bindet për t’i ofruar një kontratë të re afatgjatë. Një shans shumë i mirë ky për Brojën, po të kemi parasysh se bëhet fjalë për klubin kampion të Europës. Tani është në dorën e tij ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë.

“Jam shumë i lumtur që po firmos kontratë të re me Çelsin. Vij nga akademia e këtij ekipi dhe ishte shumë bukur të debutoja me ekipin e parë vitin e kaluar. Më pas kam fituar përvojë në kampionatin holandez me Viteshen. Dua të rritem në nivelin profesional dhe të jem i rëndësishëm për Çelsin në të ardhmen”, – ka thënë Broja pas firmosjes së kontratës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje