Futboll

Zyrtare/ Julian Nagelsman merr drejtimin e Bajern Mynih në korrik

Julian Nagelsman do të drejtojë Bajernin e Mynihut, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Klubi bavarez ka zyrtarizuar lajmin me anë të profileve të veta në rrjetet sociale, ku ka publikuar një komunikatë për zgjedhjen e trajnerit të ri.

Trajneri aktual i Lajpcigut do ta marrë zyrtarisht detyrën më 1 korrik. Në stolin bavarez ai do të zëvendësojë Hansi Flik, me të cilin kampionët e Gjermanisë kanë arritur një akord për ndërprerjen e kontratës. Nagelsman, 33 vjeç, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Bajernin, deri në 30 qershor të vitit 2026. Duhet theksuar fakti se Bajerni i ka paguar Lajpcigut 25 milionë euro për t’i marrë trajnerin.

Julian Nagelsman, 33 vjeç. Gazeta Si, 27 prill 2021

Për trajnerin e ri gjerman së fundi ka pasur një interesim edhe nga Totenhemi në Angli, pas largimit të Mourinjos. Po ashtu, emri i tij ka dalë më parë edhe në listën e kandidatëve për të drejtuar Realin e Madridit. Përveç Lajpcigut, Nagelsman ka drejtuar edhe Hofenhejmin, ndërsa tani ulet në stolin më të rëndësishëm të futbollit gjerman, por edhe në një prej më të lakmuarve në gjithë botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë