Ka ardhur tashmë njoftimi zyrtar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar: Lojërat Olimpike të Tokios do të nisin më 23 korrik dhe do të vazhdojnë deri më 8 gusht të 2021-shit. Vendimi është marrë rreth një javë pas akordit mes CIO-s dhe qeverisë japoneze për shtyrjen e Olimpiadës për shkak të pandemisë së Covid-19.
“Datat e reja, – shkruhet në komunikatën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, – janë vendosur mbi bazën e tre argumenteve: shëndetin e pjesëmarrësve dhe gjithë stafit të Lojërave Olimpike, shpëtimin e interesave të sprotistëve dhe sportit olimpik, si dhe kalendarin e sportit global.”
Shtyrja e “Tokio 2020” është një vit fiks, duke ditur që Olimpiada ishte parashikuar të zhvillohej në periudhën 24 korrik-9 gusht 2020. Vendimi erdhi pas një mbledhjeje telefonike mes presidentit të CIO-s, Thomas Bach, presidentit të kimitetit organizator Mori Yoshiro, guvernatores së Tokios, Koike Yuriko dhe ministrit për Olimpiadat dhe Paraolimpiadat, Seiko Hashimoto. “Datat e reja, – shkruhet gjithashtu në komunikatë, – do t’u japin autoriteteve kohën e nevojshme për të përgatitur gjithçka me kujdes pas pandemisë. Këto data lejojnë ndryshimin minimal të kalendarëve sportivë dhe garantojnë për kohën e nevojshme për të kompletuar kualifikueset”.
Hipoteza për t’i zhvilluar Lojërat Olimpike në pranverë ka rënë poshtë tashmë. Presidenti i CIO-s, Bach, është mjaft i kënaqur për akordin e arritur mes palëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje