Futboll

Zyrtare, Odegaard firmos me Arsenalin deri në vitin 2026

Mesfushori norvegjez Martin Odegaard është  zyrtarisht lojtar i Arsenalit.

Marrëveshja mes “Los Blancos” dhe Arsenalit për lojtarin 22 vjeçar lindur në Drammen (12-17-1998) u mbyll për rreth 40 milionë euro.

Kujtojmë që Odegaard u ble nga Reali kur ishte vetëm 16 vjeç për katër milionë euro nga Stromsgodset. Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Arsenalin, pra të vlefshme deri në vitin 2026.

Odegaard, i cili e nisi karrierën në vendlindjen e tij me Stromsgodset, fillimisht u bë pjesë e skuadrës së dytë të Realit, Castilla, më pas u huazua në Holandë tek Herenveen, Vitesse, më pas te Real Sociedad dhe së fundmi tek Arsenali. Me Realin e Madridit ka mundur të aktivizohet në 8 ndeshje të LaLigas. Odegaard numëron gjithashtu 30 ndeshje dhe një gol me përfaqësuesen e Norvegjisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë