Bota

Zyrtarët e BE-së në Turqi. Erdogan lë në këmbë Von Der Leyen

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua të martën me dy zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian, por një moment ishte i mjaftueshëm për të provokuar trazira diplomatike. Në një video që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, presidenti turk shihet tek mirëpret presidenten e Komisionit Europian dhe atë të Këshillit Europian në pallatin presidencial.

Ndërsa Tayyip Erdogan përgatitet të ulet me Charles Michel në karriget e vendosen prapa tyre, Ursula von der Leyen tronditet kur zbulon se nuk është vendosur asnjë karrige në dispozicion për të.

Kryetarja e Komisionit shihet duke parë dy burrat tek ulen për të nisur bisedimet. Pasi qëndroi për pak kohë në këmbë, Von Der Leyen ishte e detyruar të ndiqte diskutimin nga divani i vendosur 12 metra larg, përballë Ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu, i cili mban një pozitë më të ulët sipas protokollit diplomatik.

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut në Turqi.

Ata i thanë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan se, BE-ja shpreson në lidhje me të ngushta me Turqinë, mirëpo kjo do të varet nga përmirësimi që do të bëjë vendi në fushën e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Von der Leyen dhe Michel thanë se gjithashtu ia bënë të qartë Erdoganit se një “mjedis i qëndrueshëm dhe i sigurt” për anëtarët e BE-së, Qipron dhe Greqinë është një parakusht tjetër për lidhje më të ngushta.

Pas bisedimeve gati tre-orëshe, ata thanë se ngritën çështjen e përkeqësimit të shtetit të së drejtës dhe shtypjen e të drejtave civile dhe politike në Turqi. Von der Leyen bëri thirrje që Erdogan të kthejë vendimin e tij për t’u tërhequr nga Konventa e Stambollit për të drejtat e grave.

“Çështjet e të drejtave të njeriut janë të pak negociueshme”, tha von der Leyen.

“Ne ishim shumë të qartë. Ne e nxisim Turqinë të kthejë vendimin e saj sepse është instrumenti i parë ndërkombëtar detyrues për të luftuar dhunën ndaj grave dhe fëmijëve. Ne kemi nevojë për aleatë në luftën globale kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve”, tha ajo.

Muajin e kaluar Erdogan e largoi Turqinë si palë nënshkruese e Konventës së Stambollit pasi disa anëtarë të partisë së tij të orientuar nga islami thanë se ajo inkurajon divorcin dhe dëmton familjen tradicionale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë