Bota

Zyrtari i NATO-s: Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën së shpejti

“Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën së shpejti”. Kështu është shprehur një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s.

Ai gjithashtu ka theksuar se Bjellorusia po përgatitet të lejojë potencialisht Rusinë të pozicionojë armë bërthamore në tokën bjelloruse.

Duke folur në kushte anonimiteti, tha se aleanca është e shqetësuar se trupat bjelloruse mund t’i bashkohen luftës në Ukrainë, shkruan The Guardian.

“Qeveria bjelloruse po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës dhe vendosjen e afërt të armëve bërthamore ruse në Bjellorusi”, ka thënë ai.

Gjithashtu zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar publikisht se Bjellorusia mund t’i bashkohet luftës.

Këtë të hënë shënohet dita e 26-të e pushtimit rus në Ukrainë.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë