Më shumë se 50 vende të varfra janë në rrezik falimentimi nëse nuk paguajnë borxhet dhe nëse vendet e pasura nuk ofrojnë ndihmë.
Kreu i zhvillimit global në OKB, Achim Steiner, tha se inflacioni, kriza energjetike dhe rritja e normave të interesit janë faktorë që shumë vende të jenë në rrezik falimentimi dhe të kenë ndikime katastrofike për qytetarët e këtyre vendeve.
“Aktualisht janë 54 vende në listën tonë dhe nëse do të ketë më shumë vështirësi, normat e interesit do të rriten më shumë, huamarrja do bëhet më e shtrenjtë, çmimet e energjisë e të ushqimeve do rriten, dhe do të bëhet thuajse e pashmangshme që shumë prej këtyre ekonomive nuk do të kenë mundësi të paguajnë”, shprehet Steiner.
Duke folur në samitin e OKB për klimën, Cop27, theksoi se tashmë prioritet duhet të jetë ndihmesa për vendet në rrezik se sa përballja me krizën klimatike.
Sipas tij, pa ndihmuar vendet e varfra për të paguar borxhet, këto shtete nuk mund të përballen me krizën energjetike.
Kriza klimatike po ndërlikon më shumë problemin, paralajmëroi Steiner, pasi shumë vende janë prekur nga moti ekstrem. Vendet e varfra nuk po marrin fondet që u premtuan nga shtetet e pasura, por po përballen me rrezikun në rritje të stuhive, përmbytjeve, thatësirës dhe valës së të nxehtit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje