Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lëshuar një urdhër për regjimin e ri të orareve të vizitave nëpër spitale. Sipas dokumentit të firmosur nga Ministrja Manstralliu, regjimi i ri do të jetë i unifikuar për çdo spital universitar, rajonal ose bashkiak.
Sipas urdhrit, spitalet do të marrin masa të vendosin disiplinimin dhe rregullin në shërbimet e urgjencës, duke mos lejuar prezencën e personave të pa-autorizuar dhe duke krijuar ambiente te posaçme për pritjen e familjarëve(do të bëhen përjashtime vetëm për rastet kur mjeku kërkon praninë e një familjari).

Vizitat në shërbimin e reanmicionit spitalor për familjarët do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00-12:00 dhe 18:00 – 19:00, ndërsa vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00 – 13:00 dhe pasdite nga ora 17:00 -19:00.

Në momentin e parë të zyrtarizimit të këtij urdhri, nuk ka munguar dhe reagimi i ish ministrit të shëndetësisë Tritan Shehu, i cili shprehet se kjo pasqyron një mentalitet të rilindjes si ultra centralist e të rrezikshëm në tërësi. Më tej ai shton se, është e pa imagjinueshme kjo që po ndodh me sistemin tonë shëndetësor.
“Jo vetëm nuk mund të flitet për autonomi spitalore, “spitali ndërmarrje” etj ide zhvilluese, por po kalohet nën një trysni, që edhe në diktature nuk ishte mbi spitalet. Pa asnjë dyshim ky nuk është vetëm një gabim i thelle menaxherial spitalor, është shprehje e largimit tërësor të qeverisë nga çdo element autonomie, decentralizimi, demokracie e ekonomie tregu. Është shprehje autokracie, jo larg diktaturës!,” shtoi Shehu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje