Ndihmës sekretarja e Departamentit të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Karen Donfried e nisi vizitën zyrtare në Shqipëri me takimin e parë të mbajtur me Kryeministrin Edi Rama.
Në këtë takim ajo shoqërohej nga i dërguari i posacëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Ambasadorja Yuri Kim.
Takimi nisi rreth orës 09:00 dhe është përmbyllur pak pas orës 10:00. Në përfundim nuk pati një konferencë për shtyp mbi temat e diskutimit që ka zgjatur rreth 60 minuta. Megjithatë, lufta në Ukrainë, reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit nuk mendohet që janë shmangur nga kjo bisedë.
Pas Ramës, Donfried u takua me Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin te Kryesia e Kuvendit.

Vizita e Donfried në Shqipëri mbërrin një ditë para se Sali Berisha të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku do të zgjidhen forumet e reja drejtuese të partisë, me përjashtim të kryetarit, për të cilin është vendosur për t’u zgjedhur më 22 maj.
Vizita dhe agjenda e takimeve marrin një domethënie të veçantë dhe simbolikisht paralajmëron se si do të jetë raporti i amerikanëve me Partinë Demokratike nëse kjo e fundit merret plotësisht nën kontroll nga Sali Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje