Politike

Zyrtarja e DASH për narkotikët dhe zbatimin e ligjit viziton Tiranën, takim me ministrin Manja

Në kulm të diskutimeve për amnistinë fiskale dhe shqetësimeve që ka ngjallur kjo nismë e qeverisë te partnerët ndërkombëtarë, përfshi këtu edhe Dhomën Amerikane të Tregtisë, në Tiranë mbërrin për një vizitë Zv.ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.

Ambasadorja Lisa Johnson u takua në Shqipëri me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

“Për të biseduar mbi mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi që vijon. Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar ndaj reformës në drejtësi dhe luftës së Shqipërisë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve”, thuhet në deklaratën e shkurtër informuese mbi këtë vizitë të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Deklarata mbyllet me faktin që këtë vit dy vendet festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë