Një ditë para se Sali Berisha të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku do të zgjidhen forumet e reja drejtuese të partisë, me përjashtim të kryetarit në Tiranë mbërrin ndihmës sekretarja e DASh për Europën dhe Euroazinë.
Vizita dhe agjenda e takimeve marrin një domethënie të veçantë dhe simbolikisht paralajmëron se si do të jetë raporti i amerikanëve me Partinë Demokratike nëse kjo e fundit merret plotësisht nën kontroll nga Sali Berisha.
Ndihmës sekretarja Karen Donfried do të zhvillojë disa takime në Tiranë, por jo me Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Donfried do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, ku temë diskutimi, përveç luftës në Ukrainë dhe qëndrimit të Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit pritet të jetë edhe reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.
Më pas, Donfried do të ketë takime me Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun, të cilët konsiderohen si deputetë të PD-së nga Rithemelimi, por të shkarkuar nga postet drejtuese brenda partisë.
Takimi pritet që të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, duke qenë se godina e Partisë Demokratike, duke shmangur selinë e kësaj partie. Të njëjtën gjë bëri në dhjetor edhe i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje