Politike

Zyrtarja e lartë amerikane vizitë në Tiranë, do takojë edhe Alibeajn

Ndihmës Sekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried do të zhvillojë një vizitë në Tiranë, në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor.

Përveç takimeve me krerët e shtetit, Donfried mësohet se do të zhvillojë një takim edhe me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, dhe deputeten Jorida Tabaku.

Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe Gazment Bardhi.

Ambasadorja amerikane Juri Kim, si përfaqësuese e SHBA në Tiranë, njeh Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar të PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë