Ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e një Kuvendi më 11 dhjetor në Air Albania.
Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi dhe Jozefina Topalli kanë treguar se çfarë do të ndodhë të shtunën teksa ishin të ftuara në emisionin “Debat” në A2CNN.
“Do të mblidhen delegatët e PD në Air Albania sepse në Pallatin e Kongreseve salla ishte e pamjaftueshme për t’i mbledhur. Aty do të paraqitet një statut i ri, i cili do të diskutohet. Më pas, në bazë të komenteve, sugjerimeve, që do të kenë delegatët, do të kalojë statuti për votim. Ndryshimet statutore janë bërë në një kohë shumë të shpejtë dhe nuk mund të kalojnë pa u diskutuar.
Janë dy dokumente. I pari është statuti, i cili konsiston në kthimin e institucionit të votës në PD, një kufizim të numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Gjithçka do të kalojë përmes votës së delegatëve. Do të vendoset referendumi, e drejta për referendum dhe legalizimi i fraksioneve në parti. Të gjithë këto ndryshime mbështeten në një program të ri të PD, konservator”, tha Edith Harxhi.
Hapi i parë, sipas saj, do të jetë largimi i Lulzim Bashës. “Të hapim mundësinë e një këshilli drejtues në PD dhe kryerja e zgjedhjeve të ardhshme. Zgjedhjet e ardhme duhet të fillojnë nga poshtë lartë dhe jo nga lartë poshtë.
Unë mendoj se kemi shansin për të bërë të mundur që zgjedhjet të jenë të merituara dhe të fillojnë nga baza e lartë”, tha Harxhi.

Edhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e pyetur për të njëjtën çështje tha se opsioni kryesor është krijimi i një grupi pune për fillimin e një procesi që, sipas saj, do të zgjasë në kohë, ndoshta edhe një vit.
“Demokracia nuk është një akt. Nuk mbyllet asgjë me Kuvendin e datës 11 dhjetor. Aty fillon çdo gjë.
Sigurisht që ka për të qenë një proces që ka për të kërkuar muaj ndoshta më shume sesa një vit”, tha ajo
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje